Së fundmi në Aleancën Franceze të Prishtinës

<< >>

Sesioni i ri i kurseve fillon me 7 korrik

Prom été Albanaisp1

Në fund të shtatorit, Aleanca Franceze e Prishtinës organizon sesionin e ri të kurseve të frëngjishtes, dhe të shqipes për të rritur, fëmijë dhe për adoleshentë. Ky sesion i kurseve prej 10 javëve do të fillojë të hënën me 7 Korrik 2014 dhe do të përfundojë me

DELF-DALF

  Të dashur studentë,Ju njoftojmë se sesioni i ardhshëm i provimeve DELF / DALF për të rritur do të mbahet në Aleancën Franceze të Prishtinës prej datës 23 deri me 25 qërshor 2014.Ju propozojmë gjithashtu një atelie intensive 4 ditore për përgatitjen e DELF-i të

Crêpes Party – Të premten 25 prill 2014

Ejani ne evenimentin tone me te ëmbël! Aleanca franceze sjellë petullat e famshme franceze në Prishtinë; ne ju ftojmë që të ndani këtë përvojë kulinare me ne! Për vetëm 0.50 €, shijoni një petull të ëmbël ose të kriposur me shije të shijshme! Kur? 25

Ne jemi pikë referimi për mësimin e frëngjishtes  në Prishtinë që nga  viti  2004!

 

Aleanca Franceze e Prishtinës është OJQ lokale dhe bën pjesë në rrjetin botëror të 812 shoqatave  me të drejta lokale  të shpërndara në 136 shtete.

Aleanca Franceze është i vetmi ambient frankofon në Prishtinë, ku mund të lexoni revista franceze, të  shikoni  filma dhe të argëtoheni duke folur frëngjisht !

E vendosur në qendër të  Prishtinës, afër kafes Dit E Nat, AF e Prishtinës posedon një hapsirë prej 200 m² ku gjendet biblioteka, 5 salla mësimi dhe administrata. Këto lokale janë të dizajnuara posaçërisht për misionin e saj të përhapjes së gjuhës frënge dhe kulturës franceze.

Dhe më shumë AF e Prishtinës ka dhe një sallë në departamentin e gjuhës dhe letërsisë frënge në fakultetin e Filologjisë të Universitetit  të Prishtinës. Kjo sallë u është  dedikuar studentëve të cilët mund të gjejnë literaturë për studimet e tyre dhe të takohen për të përfituar nga aktivitetet e organizuara nga AF.

Aleanca Franceze  e Prishtinës  si të gjitha Aleancat  Franceze  të rrjetit botëror  nuk merret me politikë dhe religjion, dhe ka për mision :

❖      Mësimin e gjuhës frënge

❖      Promovimin e kulturës franceze dhe  frankofone

❖      Mbrojtjen e diversitetit kulturor

Çdo vit Aleanca Franceze mbledh më shumë se 300 studentë që dëshirojnë të marrin pjesë në kurset cilësore  të frëngjishtes me një ambient miqësor.

Aleanca Franceze organizon edhe ngjarje të rregullta kulturore dhe ngjarje të veçanta që lidhen me ngjarjet kulturore aktuale (Frankofonia, Java e  Filmit , Beaujolais,14 korriku,  ekspozita …)

Aleanca Franceze në Prishtinë është qendra e vetme në Kosovë e liçencuar për provimet DELF dhe DALF (Diplome e Studimeve  e gjuhës frënge) dhe TCF në partneritet me ICRP (Qendra Ndërkombëtare për Studime Arsimore).

Me një bibliotekë me mbi 3000 vepra dhe dokumente, Aleanca Franceze në Prishtinë ofron një ambient cilësor për të mësuar frëngjisht në një ambient studimi dhe miqësor.