18
Qer

Biblioteka e Aleancës Franceze në Prishtinë ofron një shumëllojshmëri të materialeve : libra, DVD , revista franceze, CD, lojra që ju mund të merrni në shtëpi. Biblioteka  jonë pasurohet rregullisht me gjëra të reja!

Biblioteka e Aleancës Franceze ju fton për të zbuluar kulturën franceze apo të mësoni frëngjisht me anë të librave dhe DVD të kohëve të fundit.

Biblioteka jonë është e ndarë në disa fusha :

HAPËSIRA E MȄSIMDHȄNȄSVE

Hapësira e mësimdhënësve ofron qasje të lirë në burimet e shumta pedagogjike : Tekste për kurse, libra për profesorë, dosie për nxënës. Kjo hapësirë ​​është projektuar për të pasuruar kurset e frëngjishtes në  Aleancën Franceze. Materialet e mësimdhënies nuk janë huazueshme.

HAPËSIRA E NXȄNȄSVE

Biblioteka e nxënësit është  e dizajnuar për të ndihmuar të gjithë nxënësit, pavarësisht nivelit të tyre, në studimin e tyre të frëngjishtes.

Nëse ju jeni një fillestar ose keni nivel të mirë të frëngjishtes, ju do të gjeni dokumente që ju ndihmojnë të eksploroni më mirë gjuhën frënge dhe kulturat frankofone.

HAPËSIRA PËR TË RINJË DHE FËMIJË

Biblioteka e Aleancës Franceze në Prishtinë gjithashtu posedon një hapësirë ​​për fëmijë .

Ne kemi libra me vizatime (BD, libra, tregime, libra foto, fjalorë, dokumentarë dhe romane për adoleshentë.)

Për të gjetur dokumentet për fëmijë, shikoni në katalog.