Për të pasur qasje në katalog klikoni në vegzën që pason http://af-pristina-biblio.com/opac_css/

Katalogu në linjë ju lehtëson kërkimin tuaj lidhur me disponueshmërinë e materialeve dhe të zbuloni se çfarë ka të re në bibliotekë!

Nëse ju jeni regjistruar tashmë, thjesht shkruani emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin. Pasi që të lidheni ju do të keni çasje në dosien tuaj të huazimit (aty do të gjeni datat e huazimit dhe kthimit të librave si dhe numrin e artikujve të huazuar) dhe informacione të detajuara rreth materialeve që janë në dispozicion në bibliotekë.

Ju mund të kërkoni për dokumente nga kategori të ndryshme. Për të gjetur një libër, një revistë, një film të veçantë ose tjetër gjë, ju mund të kërkoni sipas titullit, autorit, botuesit, temës, fjalës kyqe …

Ju gjithashtu mund të kërkoni sipas kategorive, për shembull në qoftë se ju vendosni opsionin « libër », ju do të merrni një listë të të gjitha librave që kemi në dispozicion (ose që janë huazuar), në qoftë se ju zgjidhni opcionin « film » ju të merrni një listë të të gjitha DVD-ve që kemi në dispozicion, etj …