DELF dhe DALF janë diploma zyrtare të gjuhës frënge të lëshuara nga Ministria franceze e Arsimit.

DELF dhe DALF janë diploma që njihen në mbarë botën. Ato mund të shërbejnë si pasaportë për arsimin e lartë apo qasje në universitetet franceze. Për shembull, të certifikuarit me DALF janë të liruar nga çdo testi pranues i gjuhës në universitet franceze. Më e rëndësishmja, DELF dhe DALF tregojnë një nivel kualifikimi francez dhe duke jua rrisin mundësitë në gjetje të një punë.

Aleanca Franceze është e autorizuar për tetstimin dhe dhënien e 6 diplomave të pavarura që korrespondojnë me gjashtë nivele të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët.

E keni ditur se?

❖ Mund të merrni këto diploma në më shumë se 160 vende .

❖ Ka më shumë se 1,000 qendra të testimit .

❖ Më shumë se 200.000 dilpoma lëshohen çdo vit .

Për më shumë informacion ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm: CIEPDELF alb


 Aleanca Franceze në Prishtinë ofron tri sesione për provimet DELF-DALF në vit, shkurt, qershor, dhe shtator .

                                                     Prix       Prix etudiant AF  

                     DELF  A1-A2           30€            25€
                     DELF  B1-B2           35€            30€

                     DALF  C1-C2           45€            40€


Sesioni i ardhshëm i provimeve DELF / DALF për të rritur do të mbahet në Aleancën Franceze të Prishtinës prej datës 8 deri me 10 shkurt 2016.

Regjistrimet bëhën nga 5 deri më 29 janar 2016.

Ne propozojmë gjithashtu një atelie intensive 4 ditore për përgatitjen e provimit duke filluar nga 1 deri më 4 shkurt 2016, prej orës 18:00 deri në 20:00.
Çmimi 40€