Aleanca Franceze e Prishtinës është shoqatë  me të drejta lokale,  e themeluar që në vitin 2004 me emrin Qendra Kulturore Franceze  e cila më 2011 u shëndrrua në Aleancë  Franceze. Dhe tani Aleanca Franceze e Prishtinës është pjesë e rrejtetit Alliance française që koordinohet  nga Fondacioni Alliance Française.

Shoqata përbëhet nga :

►Kuvendi i përgjithshëm (KP) që mblidhet një herë në vit. Në mbledhjet e Kuvendit ftohen të gjithë anëtarët aktivë të shoqatës. Në këto  mbledhje merren vendime të rëndësishme lidhur me aktivitetet e Aleancës për vitin që pason.

► Këshilli Administrues (KA) që mblidhet më së paku 3 herë në vit. Këshilli përbëhet prej 9 anëtarëve që zgjedhen nga  Kuvendi i Përgjithshëm për një mandat 2 vjeçar, mandat që mund të përtrihet vetem një herë.

►Ekipi administrativ dhe pedagogjik

Bëhuni anëtar i Aleancës sonë

Nëse dëshironi të bëheni anëtar i Aleancës Franceze të Prishtinës ejani na vizitoni dhe plotësoni formularin e anëtarësimit.

Ky anëtarsim ju mundëson t’i përcjellni falas  disa aktivitete  që organizohen  nga Aleanca Franceze.

Të qenit anëtar i Aleancës Franceze është gjithashtu  dhe mbi të gjitha kontribimi në jetën e Aleancës Franceze, e vaçanarisht duke marrur pjesë në mbledhjet  vjetore  të Kuvendit të Përgjithshëm duke përzgjedhur Këshillin e ri  Administrues çdo dy vjet .

An tarësimi vjetor kushton 2 euro .

Mbështetja juaj është e rëndësishme . Na kontaktoni nëse dëshironi të na bashkoheni