Rrjeti i Aleancave Franceze ë shtë i shpërndarë në 136 vende, ka 40 delegacione të përgjithshme  dhe ka 813 Aleanca Franceze në botë me më shumë se 538000 studentë.

Aleanca Franceze ka tri misone kryesore :

❖       Të propozojë kurse të frëngjishtes, në Francë dhe në botë, për të gjithë,

❖       Të promovojë kulturën franceze dhe kulturat frankofone në të gjitha dimensionet,

❖       Të favorizojë diversitetin kulturor duke vënë në pah të gjitha kulturat

Për t’i realizuar qëllimet e saja, Fondacioni mbështet Aleancat Franceze duke iu dhënë ekspertizë pedagogjike dhe profesionale për një shërbim më cilësor .

E  dini këtë ?

❖      Aleancat franceze kanë më shumë se 460 000 studentë.

❖      8 000 profesorë punojnë  në Aleancat franceze . Ata mësojnë  më shumë se  492 461 studentë.

❖      Afër 6 million njerëz marrin pjesë çdo vit  në manifestimet kulturore të organizuara nga Aleancat  Franceze .

Për më shumë informata  http://www.fondation-alliancefr.org